Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Vilanc dhe Ropicë në komunën e Vushtrrisë do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në sanimin e rrjedhjes dhe përfundimin e ndërhyrjeve të nevojshme në rrjetin e ujësjellësit.
Për këtë arsye, kompania u ka bërë thirrje banorëve të këtyre dy fshatrave që të sigurojnë zgjidhje alternative për furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kësaj ndërprerjeje. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

