KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Viktor Orban pranon humbjen, lideri i opozitës thotë se partia në pushtet e ka uruar për fitoren

Viktor Orban pranon humbjen, lideri i opozitës thotë se partia në pushtet e ka uruar për fitoren

Peter Magyar, lideri i opozitës hungareze, ka thënë se kryeministri Viktor Orban e ka uruar partinë e tij për “fitoren” e saj.

Në një postim në Facebook, Magyar shkroi: “Kryeministri Viktor Orban na përgëzoi për fitoren tonë nëpërmjet telefonit”, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër vetë Orban e ka pranuar këtë në një fjalim para mbështetësve, duke u thënë atyre: “Rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm”.

Orbán u ka thënë mbështetësve se detyra e tyre është e qartë: “Ne nuk kemi peshën e qeverisjes së vendit, kështu që duhet të rindërtojmë komunitetet tona”.

Ai falënderoi dy milionë e gjysmë votues që kanë votuar për partinë e tij Fidesz deri më tani dhe premtoi se ata nuk do të zhgënjehen kurrë.

“Ne nuk dorëzohemi kurrë, kjo është një gjë që njerëzit e dinë për ne, ne nuk dorëzohemi kurrë. Ditët që na presin janë për ne që të shërojmë plagët tona”, shtoi ai.

Edhe sondazhet e realizuara deri më tani e nxjerrin fitues partinë e Peter Magyar, i cili po arrin që ta rrëzojë nga pozita Orbanin i cili prej 16 vitesh udhëhoqi me Hungarinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.