Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku nga një gurthyes janë vjedhur kabllo elektrike që shërbenin për lidhjen e makinerive të punës.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se kabllot janë vjedhur nga vendpunishtja e tij, përkatësisht nga një gurthyes që nuk ishte në funksion prej disa vitesh.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

