KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Videoklipi i ri i Ariana Grande ngjall reagime, fansat shprehin shqetësim për pamjen e saj

Videoklipi i ri i Ariana Grande ngjall reagime, fansat shprehin shqetësim për pamjen e saj

Ariana Grande ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të videoklipit të ri për këngën “Petal”, me shumë fansa që kanë shprehur shqetësim për pamjen e saj fizike.

Në videoklip, 33-vjeçarja interpreton personazhin e Pepper, një artiste aspirante që përballet me refuzime të njëpasnjëshme në audicione.

Në një nga skenat, personazhi i saj cilësohet si “e papërshtatshme për tregun”, “jo autentike” dhe “e shëmtuar”, ndërsa më pas rikthehet me një sharrë elektrike, në një skenë të dhunshme me elemente satirike, shkruan DailyMail.

Megjithëse videoklipi trajton presionin dhe standardet e industrisë së argëtimit, një pjesë e madhe e komenteve në rrjet u përqendruan te pamja e këngëtares.

Disa ndjekës shprehën shqetësim për humbjen e saj të dukshme në peshë, duke e cilësuar situatën “tronditëse” dhe duke ngritur pyetje për gjendjen e saj shëndetësore.

Nga ana tjetër, shumë fansa dolën në mbrojtje të artistes, duke theksuar se komentet për trupin e saj janë të papërshtatshme dhe se askush nuk duhet të gjykojë pamjen fizike të një personi.

Ariana Grande ka folur edhe më herët për këto komente, duke theksuar publikisht se është e shëndetshme dhe duke u bërë thirrje njerëzve të shmangin gjykimet mbi trupin e të tjerëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.