Qytetari verifikon punimet në rrugë, Muharremaj: Cilësia e dobët nuk kalon
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një video ku shihet një qytetar duke verifikuar cilësinë e punimeve të rrugës në një fshat në këtë komunë.
Muharremaj në këtë video dëgjohet duke thënë se rruga do të rregullohet përsëri.
Ai thotë se punimet e dobëta nuk kalojnë.
“Cilësia e dobët e punimeve nuk kalon. Edhe qytetari bashkë me mua është verifikues mes tjerash në cilësi të punimeve. Në teren do të jem bashkë me ta”- ka shkruar Muharremaj në Facebook.