Këto janë pamjet e rëndë të aksidentit që ndodhi pak minuta më parë te nënkalimi i TEG-ut, në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se si pasojë e aksidentit të rëndë ka vdekur dy gra.
Nga pamjet duket se përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa automjeti është i shkatërruar plotësisht nga rënia disa metra.
Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.