KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Vetura përplas këmbësorët në Itali, disa të lënduar

Vetura përplas këmbësorët në Itali, disa të lënduar

Disa persona u lënduan pasi një veturë u përplas me këmbësorët në qendër të qytetit të Modenës, në Italinë veriore.

Shoferi u identifikua si një shtetas italian 31-vjeçar me origjinë marokene, që jetonte në provincën e Modenës, pa dënime të mëparshme.

Ai u ndalua dhe po merret në pyetje në selinë e policisë, ndërsa autoritetet punojnë për të përcaktuar nëse ai ishte nën ndikimin e substancave narkotike apo kishte vepruar me dashje.

Dëshmitarët e hershëm okularë thanë se shoferi “u drejtua nga trotuari, duke goditur një biçikletë, pastaj u përplas me një grua, e cila ishte lënduar rëndë”.

Vetura më pas u përplas në një dyqan.

Ndryshe, qeveria italiane po ndjek nga afër zhvillimet në Modena.

Kryeministrja Giorgia Meloni thuhet se është në kontakt me ministrin e brendshëm, Matteo Piantedosi, dhe me nënsekretarin e zyrës së kryeministrit përgjegjës për sigurinë e vendit, Alfredo Mantovano, për të marrë përditësime në kohë reale mbi rezultatin e marrjes në pyetje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.