Një veturë elektrike është përplasur me një tempull në Bangkok të Tajlandës, pasi shoferi i moshuar dyshohet se humbi vetëdijen gjatë drejtimit.
Sipas raportimeve, vetura papritur përshpejtoi dhe doli nga rruga, duke u përplasur me tempullin Guanyin, në lagjen Chinatown të Bangkokut.
Si pasojë e aksidentit, tre persona u lënduan, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda.
Përplasja shkaktoi dëme në ndërtesën e tempullit, ndërsa pjesë të objektit u dëmtuan nga goditja e fuqishme.
Megjithatë, statuja kryesore e tempullit nuk u dëmtua nga aksidenti.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se humbja e vetëdijes nga ana e shoferit bëri që ai të humbte kontrollin mbi veturën. /Telegrafi/