Nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e 30 për qind të Trustit.
Gjithsej 97 deputetë kanë votuar, prej tyre 42 vota kanë votuar për, ndërsa 55 kundër.
Pas mosvotimit, opozita ka lëshuar sallën.
Kjo është përpjekja e dytë për tërheqjen e Trustit. Herën e parë e propozoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ndërsa kësaj here erdhi në Kuvend pas peticionit të qytetarëve.
Kujtojmë që në vitin 2020 u mundësua, për herë të parë, tërheqja e 10 për qind të Trustit.