Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta marrë nën mbrojtje selinë e tyre në Prishtinë.
Klinaku bën të ditur se këtë kërkesë e kanë bërë të mos përsëritet ajo që ndodhi më 2020, ku një person i maskuar tri herë kishte dërguar dosje të Gjykatës Speciale në selinë e tyre.
Mes tjerash, Klinaku edhe vjedhjen e raportuar të një llaptopi të një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive.
Ai ka publikuar edhe kërkesën e plotë që i ka dërguar policisë teksa thotë se publikimin e saj e bërë pasi kanë kaluar mbi 24 orë dhe nuk kanë marrë përgjigje.
Më poshtë e gjeni kërkesën e plotë të tyre: