KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vetëm për tri orë, policia identifikon 15 vetura të paregjistruara në Podujevë, merren masa ndaj shoferëve

Vetëm për tri orë, policia identifikon 15 vetura të paregjistruara në Podujevë, merren masa ndaj shoferëve

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një plan operativ dhe kontroll të zhvilluar në rajonin e Podujevës, duke përdorur pajisje dhe vetura inteligjente për monitorimin e trafikut, ku gjatë aksionit, vetëm në një rrugë rajonale dhe brenda një afati kohor prej tri orësh, sistemet inteligjente të policisë kanë identifikuar dhe hasur 15 vetura të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike.

Në njoftim shtohet edhe se, ndaj të gjithë ngasësve të papërgjegjshëm janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, përfshirë largimin e menjëhershëm të mjetit nga trafiku dhe shqiptimin e gjobave konform legjislacionit në fuqi për sigurinë në trafikun rrugor.

Njoftimi:

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – DRP Prishtinë realizon kontroll të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, NJRTRR ka zhvilluar një plan operativ dhe kontroll të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës, duke përdorur pajisje dhe vetura inteligjente për monitorimin e trafikut.

Gjatë këtij aksioni, vetëm në një rrugë rajonale dhe brenda një afati kohor prej tri orësh, sistemet inteligjente të policisë kanë identifikuar dhe hasur 15 vetura të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike.

Ndaj të gjithë ngasësve të papërgjegjshëm janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, përfshirë largimin e menjëhershëm të mjetit nga trafiku dhe shqiptimin e gjobave konform legjislacionit në fuqi për sigurinë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës i bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të bëjnë regjistrimin me kohë të mjeteve të tyre motorike. Përdorimi i teknologjisë dhe veturave inteligjente do të vazhdojë në mënyrë intensive në të gjitha rrugët e rajonit për të garantuar siguri më të madhe për të gjithë qytetarët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.