Kolumbia ishte shumë pranë ta mbyllte fazën e grupeve me fitore ndaj Portugalisë, por një vendim i teknologjisë VAR i mohoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi Davinson Sanchez dërgoi topin në rrjetë në kohën shtesë, duke ndezur festën e kolumbianëve, të cilët besuan se kishin siguruar triumfin ndaj Portugalisë.
Megjithatë, gjyqtari anuloi golin për pozicion jashtë loje dhe vendimi u konfirmua pas rishikimit nga VAR.
Pamjet e përsëritura treguan se Sanchez ishte shumë pranë vijës së fundit të mbrojtjes portugeze, ndërsa sistemi gjysmë i automatizuar i pozicionit jashtë loje zbuloi se ai kishte qenë në pozitë të palejuar për vetëm disa centimetra.
Pavarësisht anulimit të golit, Kolumbia e mbylli ndeshjen me barazim 0-0 dhe siguroi vendin e parë në Grupin L me 7 pikë.
Portugalia përfundoi e dyta me 5 pikë dhe gjithashtu avancoi në fazën e 1/16 së finales.
Goli i anuluar i Sanchezit mbetet një nga momentet më të diskutueshme të fazës së grupeve, duke treguar edhe një herë se në futbollin modern fati i një ndeshjeje mund të vendoset nga vetëm disa centimetra. /Telegrafi/
