KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vetëm dy vota ia mohuan trofeun, talenti i Barcelonës mbeti me “gisht në gojë”

Vetëm dy vota ia mohuan trofeun, talenti i Barcelonës mbeti me “gisht në gojë”

Barcelona e humbi një tjetër çmim, por diferenca ishte vetëm dy vota: Pau Cubarsi mbeti shumë pranë triumfit në trofeun Kopa 2026, pasi shoku i tij i skuadrës, Lamine Yamal, e mposhti me një diferencë minimale.

Sipas “Sport”, drejtuesit e Barcelonës e dinin rezultatin më shumë se një javë para ceremonisë në Londër, ku Yamal u shpall futbollisti më i mirë i ri në botë.

Votimi dëshmoi konkurrencën e ngushtë mes dy talenteve të Barcelonës, të cilët u vlerësuan për paraqitjet e tyre.

Trofeu Kopa ishte një nga momentet pozitive për delegacionin e Barcelonës pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit në El Clasico.

Megjithatë, Yamal nuk arriti të fitojë Topin e Artë, çmim që shkoi për Harry Kane.

Faktikisht, spanjolli e pranoi se “Kopa Trophy” nuk ishte trofeu që donte, megjithatë i duhet të vazhdojë të punojë për të marrë epitetin e “lojtarit më të mirë në botë”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.