KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Verifikohen mandatet, deputetët serbë bëjnë betimin

Verifikohen mandatet, deputetët serbë bëjnë betimin

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të ri të Serbisë, ku Lista Studentore ka shumicën me 140 nga 250 ulëse.

Seancën po e kryeson deputeti më i vjetër në moshë, Stojan Radenoviq, nga grupi parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton”.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Serbisë po marrin pjesë 246 deputetë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë ka rifilluar pas pushimit. Mandatet e deputetëve janë verifikuar dhe ata kanë bërë betimin.

Kryesuesi caktoi një pushim prej një ore, që komisioni për verifikimin e mandateve të përfundojë punën dhe t’ia paraqesë raportin Kuvendit.

Në rendin e ditës janë verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm, si dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punues dhe delegacioneve të përhershme parlamentare në institucionet ndërkombëtare.

Aleksandar Vuçiq dhe deputetët e Partisë Përparimtare Serbe.
Aleksandar Vuçiq dhe deputetët e Partisë Përparimtare Serbe.
Aleksandar Çupiq (në mes) me deputetët e Listës Studentore.
Aleksandar Çupiq (në mes) me deputetët e Listës Studentore.
Ilija Srdanoviq, i pari në Listën Studentore.
Ilija Srdanoviq, i pari në Listën Studentore.
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.