KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Veprimi gjenial i Eric Garcias po çmend të gjithë – kur të gjithë po festonin, ai ‘shmangu’ golin e Argjentinës

Veprimi gjenial i Eric Garcias po çmend të gjithë – kur të gjithë po festonin, ai ‘shmangu’ golin e Argjentinës

Spanja është kampionia e re botërore e futbollit. Në një finale të tensionuar të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, Spanja mposhti Argjentinën 1-0 në vazhdime duke ngritur lartë trofeun e më të mirit.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 106-të, kur Ferran Torres shënoi golin e fitores. Argjentina kështu dështoi të mbronte titullin që fitoi në vitin 2022 në Katar, ndërsa Spanja përsëriti suksesin e saj nga viti 2010.

Megjithatë, një video që ka filluar të shfaqet ka vjedhur gjithë vëmendjen. Ajo tregon të gjithë lojtarët e Spanjës, përveç njërit, duke festuar golin në delir.

Ndërsa të gjithë lojtarët e “La Rojas” nga fusha dhe stoli nxituan drejt Torres në eufori, vetëm një nga shokët e tyre të skuadrës vrapoi në drejtim të kundërt, shumë seriozisht.

Skena e çuditshme u shkaktua nga Eric Garcia. Mbrojtësi spanjoll e bëri këtë për të parandaluar Argjentinën të përfitonte nga largimi i të gjithë lojtarëve të Spanjës nga fusha për të nisë shpejt topin nga qendra për të shënuar në golin e zbrazët.

Garcia hyri në fushë gjashtë minuta para golit, dhe 21 minuta në finale ishte e vetmja herë që ai luajti në Kupën e Botës. Megjithatë, edhe një minutë kaq modest nuk e pengoi atë të bënte diçka të paharrueshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.