KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vendoset baneri në Ferizaj në mbështetje të komandantëve të UÇK-së

Vendoset baneri në Ferizaj në mbështetje të komandantëve të UÇK-së

Rashit Qalaj anëtari i PDK-së, ka njoftuar se në Ferizaj është vendosur një baner në mbështetje të liderëve të luftës së UÇK-së, në prag të zhvillimeve të 16 shtatorit në Hagë.

Qalaj ka bërë të ditur se baneri është vendosur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, duke e cilësuar atë si një simbol të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së.

“Ky nuk është vetëm një baner. Është zëri i një qyteti që nuk harron”, ka shkruar Qalaj.

Ai ka thënë se Ferizaj dhe Kosova presin një vendim që, sipas tij, do t’u japë drejtësi atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Më 16 shtator, sytë dhe zemrat e shqiptarëve do të jenë të drejtuara nga Haga, me shpresën për një vendim që do t’u japë drejtësi atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Qalaj.

Në fund të reagimit, ai ka përcjellë mesazhin: “Në emër të popullit: drejtësi për çlirimtarët! Liria ka emër”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.