KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vendos goli i Haaland në fund, Norvegjia kalon tutje ku gjen Brazilin si kundërshtar

Vendos goli i Haaland në fund, Norvegjia kalon tutje ku gjen Brazilin si kundërshtar

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës 2026 pas një fitoreje të vështirë 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, në një ndeshje të mbushur me ritëm të lartë, raste dhe përmbysje emocionesh.

Skuadra skandinave e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 39-të, kur Antonio Nusa realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e sipërm dhe duke mos i lënë asnjë shans portierit Yahia Fofana.

Në pjesën e parë, Norvegjia ishte shumë pranë dyfishimit të avantazhit, me Erling Haaland dhe Alexander Sørloth që krijuan raste të rrezikshme, por mbrojtja e Bregut të Fildishtë dhe ndërhyrjet vendimtare e mbajtën rezultatin të pandryshuar.

Në pjesën e dytë, Bregu i Fildishtë reagoi fuqishëm dhe arriti barazimin në minutën e 74-t, kur Amad Diallo realizoi një aksion individual brilant, duke kaluar mbrojtjen norvegjeze dhe duke goditur saktë për 1-1.

Pas golit, të dy përzgjedhësit kryen zëvendësime për të freskuar skuadrat, ndërsa ndeshja u bë edhe më e hapur dhe e luftuar në mesfushë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt vazhdimeve, erdhi momenti vendimtar i ndeshjes. Në minutën e 86-të, Erling Haaland shfrytëzoi një pasim perfekt brenda zonës dhe me një finalizim të saktë mposhti portierin për 2-1, duke vulosur kualifikimin e Norvegjisë.

Në minutat e fundit, Bregu i Fildishtë tentoi të rikthehej në lojë, por mbrojtja norvegjeze qëndroi e fortë deri në fund.

Me këtë fitore, Norvegjia kalon tutje në 1/8 të Kupës së Botës, ku do të përballet me Brazilin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.