Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Flirtimin e kanë në gjak, katër shenja që fitojnë pothuajse pa asnjë përpjekje

    September 16, 2026

    SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse

    September 16, 2026

    Si ta kuptoni që fëmija juaj po bullizohet nga bashkëmoshatarët? Ja disa shenja

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Flirtimin e kanë në gjak, katër shenja që fitojnë pothuajse pa asnjë përpjekje
    • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse
    • Si ta kuptoni që fëmija juaj po bullizohet nga bashkëmoshatarët? Ja disa shenja
    • Alban Skënderaj reagon ashpër pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Jam i lënduar, por nuk dua të hesht
    • “Nuk u panë fare në Botëror”, Kroos tallet keq me tre yjet e Gjermanisë
    • Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës
    • Një gabim i thjeshtë në gjumë mund të dëmtojë zemrën tuaj
    • KRM “Çabrati” njofton për çmimoren e re të mbeturinave në Gjakovë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, September 16
    • Ballina
    • Lajme

      Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës

      September 16, 2026

      Vendimi i Speciales ndaj katër ish krerëve të UÇK-së, Hamza: Një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

      September 16, 2026

      Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugës

      September 16, 2026

      Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person

      September 16, 2026

      Tensione në Hagë, arrestohen disa protestues

      September 16, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

      September 16, 2026

      Sot vranët dhe me riga shiu

      September 15, 2026

      Pas motit të nxehtë, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave

      September 14, 2026

      Java nis me vranësira, temperaturat rriten gradualisht

      September 14, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore

      September 13, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » “Vendimi në Hagë nuk përbën vendimin përfundimtar”, avokatët paralajmërojnë – vendimin do ta dërgojnë në Apel

    “Vendimi në Hagë nuk përbën vendimin përfundimtar”, avokatët paralajmërojnë – vendimin do ta dërgojnë në Apel

    korrektpressBy korrektpressSeptember 16, 2026 Gjykata speciale e kosovës 3 Mins Read
    "Vendimi në Hagë nuk përbën vendimin përfundimtar", avokatët paralajmërojnë - vendimin do ta dërgojnë në Apel
    "Vendimi në Hagë nuk përbën vendimin përfundimtar", avokatët paralajmërojnë - vendimin do ta dërgojnë në Apel
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas vendimit të shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, avokatët e Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit kanë shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe me vlerësimin e provave.

    Avokati i Kadri Veselit ka deklaruar se mbrojtja do të shqyrtojë procedurat ligjore që mund të ndërmerren më tej, duke theksuar se, sipas tij, ka pasur mungesë të dëshmive dhe se nuk janë të kënaqur me mënyrën se si janë trajtuar provat.

    Avokati i Kadri Veselit: Ka pasur mungesë të dëshmive, do të reagojmë

    Në të njëjtën linjë, avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka kundërshtuar ashpër vendimin, duke pretenduar se gjatë procesit është paraqitur një version i njëanshëm i historisë dhe se nuk janë marrë sa duhet parasysh dëshmitë e paraqitura nga ekipi mbrojtës.

    Avokati i Hashim Thaçit: Ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’, përgjegjësia është hedhur mbi Thaçin

    Prosper ka deklaruar se vendimi përbën, sipas tij, një ditë të keqe për Kosovën dhe ka kërkuar që procesi të shqyrtohet në detaje. Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si janë trajtuar provat dhe dëshmitë e mbrojtjes.

    Edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si zhgënjyes.

    Ajo ka thënë se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit teksa shtoi se procesi ende nuk ka përfunduar.

    ​Avokatja e Jakup Krasniqit: Do ta apelojmë vendimin

    “Aktgjykimi tashmë na e ka bërë të qartë se disa prova ose nuk janë marrë parasysh, ose nuk u është dhënë pesha e duhur. Ne do të apelojmë aktgjykimin. Qëndrimi ynë është se i vetmi rezultat i këtij gjykimi duhet të jetë shpallja i pafajshëm e z. Jakup Krasniqi për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ajo.

    Ndërsa, mbrojtja e Rexhep Selimit, e udhëhequr nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

    ​Mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin, por është vetëm shkalla e parë

    Në një deklaratë të shkurtër për media, Roberts tha se mbrojtja është e zhgënjyer me vendimin, por theksoi se bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë.

    Edhe avokati Tomë Gashi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se: “Vendimi i Gjykatës Speciale apelohet, s’do të thotë që është vendim përfundimtar”.

    Ndryshe, ky nuk përbën vendimin përfundimtar të procesit gjyqësor. Mbrojtja ka në dispozicion rrugët ligjore të ankimit dhe vendimi mund të kundërshtohet para Gjykatës së Apelit, e cila mund ta shqyrtojë vendimin e shkallës së parë në përputhje me procedurat përkatëse.

    Avokatët pritet që në vijim të përcaktojnë hapat ligjorë që do të ndërmarrin, ndërsa procesi mund të vazhdojë përmes procedurave të apelit. /Telegrafi/

    TË TJERA

    SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse

    Alban Skënderaj reagon ashpër pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Jam i lënduar, por nuk dua të hesht

    Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në sytë e mediave botërore

    Vendimi i Speciales ndaj katër ish krerëve të UÇK-së, Hamza: Një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

    Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugës

    Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person

    LEXO GJITHASHTU

    Flirtimin e kanë në gjak, katër shenja që fitojnë pothuajse pa asnjë përpjekje

    September 16, 2026

    SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse

    September 16, 2026

    Si ta kuptoni që fëmija juaj po bullizohet nga bashkëmoshatarët? Ja disa shenja

    September 16, 2026

    Alban Skënderaj reagon ashpër pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Jam i lënduar, por nuk dua të hesht

    September 16, 2026
    TË TJERA

    “Nuk u panë fare në Botëror”, Kroos tallet keq me tre yjet e Gjermanisë

    September 16, 2026

    Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës

    September 16, 2026

    Një gabim i thjeshtë në gjumë mund të dëmtojë zemrën tuaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.