Sot (e diele) do të zhvillohen dy sfida interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.
Vëmendja padyshim do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina do të jetë nikoqir i Dritës.
“Bardhëkaltërit” kërkojnë vetëm triumf për të vazhduar si lider në elitë ndërsa Drita ka nisur këndelljen andaj gjithashtu duan pikët e plota që të kthehen fuqishëm në garën për titull.
Kujtojmë, kjo sfidë zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 do ta presë Dukagjinin në Drenas. Të dy skuadrat kanë objektiva të ndryshëm në përgjithësi por duan fitore.
Nikli po lufton për t’u ngritur në pjesën e epërme të tabelës derisa Dukagjini po e kërkon një vend për Evropë.
Të dyja ndeshjet do të nisin nga ora 13:00./Telegrafi/

