Dolly Parton ishte një nga figurat më të mëdha të muzikës country dhe një prej artisteve më të suksesshme amerikane të të gjitha kohërave.
E lindur më 19 janar 1946 në Tennessee, ajo u rrit në një familje të varfër me 12 fëmijë.
Që në moshë të vogël nisi të këndonte në kishë dhe të shkruante këngë, ndërsa kitara u bë një nga mjetet e para përmes të cilave shprehu talentin e saj.
Dolly Parton
Pas përfundimit të shkollës së mesme, në vitin 1964 u zhvendos në Nashville, qendrën e muzikës country, për të ndjekur ëndrrën e saj.
Fillimisht shkroi këngë për artistë të tjerë, përpara se të fitonte famë si pjesë e emisionit “The Porter Wagoner Show”.
Ky bashkëpunim e ndihmoi të siguronte kontratë diskografike dhe të niste karrierën si artiste solo.
Në vitet ’70, Parton u shndërrua në një prej yjeve më të mëdhenj të country-t.Këngë si “Jolene”, “9 to 5”, “Coat of Many Colors” dhe “I Will Always Love You” u kthyen në hite dhe e vendosën emrin e saj në historinë e muzikës.
Dolly Parton
“I Will Always Love You” u bë veçanërisht e famshme kur Whitney Houston e interpretoi për filmin “The Bodyguard” në vitin 1992.
Versioni i Houston e ktheu këngën e shkruar nga Parton në një hit global dhe një prej baladave më të njohura në historinë e muzikës.Por karriera e Dolly Parton nuk u kufizua vetëm te muzika.
Ajo u shqua edhe si aktore, producente, biznesmene dhe filantrope, duke luajtur në filma të njohur dhe duke ndërtuar projekte të shumta jashtë skenës.
Dolly Parton
E njëjta krijoi gjithashtu Dollywood, një prej parqeve tematike më të njohura në SHBA.
Një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së saj lidhet me punën bamirëse.
Përmes ‘Dolly Parton’s Imagination Library’, ka mbështetur miliona fëmijë duke u ofruar libra falas dhe duke promovuar leximin dhe edukimin.
– YouTube www.youtube.com
Gjatë dekadave të karrierës, Parton fitoi çmime të shumta Grammy dhe u përfshi në ‘Country Music Hall of Fame’, duke u konsideruar jo vetëm si një ikonë e country-t, por si një prej kompozitoreve më të rëndësishme të muzikës amerikane.
Jeta e saj u karakterizua nga një kombinim i rrallë i talentit, punës, humorit dhe ambicies.
– YouTube www.youtube.com
Nga një vajzë që u rrit në varfëri në malet e Tennesseet, Dolly Parton u shndërrua në një ikonë botërore, duke lënë pas këngë që vazhdojnë të dëgjohen dhe një trashëgimi që shkon shumë përtej muzikës. /Telegrafi/
