KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vdiq në moshën 64-vjeçare – jeta dhe veprimtaria e Shemit nga grupi “Ilirët”

Vdiq në moshën 64-vjeçare – jeta dhe veprimtaria e Shemit nga grupi “Ilirët”

Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi, ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, ndërsa u tha se u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Ai ishte një nga zërat më të njohur dhe më ikonike të muzikës rok dhe shqiptare, i cili la gjurmë të thella në skenën muzikore.

I njëjti lindi në Prishtinë në vitin 1961 dhe pa i mbushur të njëzetat, nisi karrierën e tij muzikore duke performuar për herë të parë në festivalin “Rinia këndon” me grupin Mehida, ku bashkëpunoi me kitaristin Menan Kiseri.

ShemiFoto: YouTube

Gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, Shemi u bë vokalisti i grupit të famshëm “Ilirët”, ku me zërin dhe interpretimin e tij solli këngë që u bënë pjesë e identitetit kulturor shqiptar.

Hitet e tij, përfshirë këngën simbolike “Xhamadani vija vija”, i dhanë shpirt muzikës që pasqyronte ndjenjat dhe realitetin e shqiptarëve, duke e bërë Shemin një figurë të dashur për breza të tërë.

ShemiFoto: YouTube

Përveç interpretimit, Shemsi ishte edhe autor i shumicës së teksteve të këngëve të grupit, duke u frymëzuar shpesh nga gjendja e vështirë e shqiptarëve dhe historia e familjes së tij, përfshirë të atin që kishte mbijetuar Masakrën e Tivarit.

Punoi gjithashtu në duet me artistë të njohur si Ganimete Abazi dhe Mihrije Braha, duke sjellë krijime të reja dhe duke rivendosur këngët e vjetra për publikun pas rikthimit të tij në skenë pas një pauze 11-vjeçare.

Foto: YouTube

Krasniqi nuk u tërhoq kurrë nga muzika; edhe gjatë periudhave më të vështira, e konsideronte muzikën si ushqim për shpirtin dhe një mënyrë për të përballuar sfidat e jetës.

Ai ishte babai i dy djemve, Ponisit dhe Uliksit.

– YouTube www.youtube.com

Shemi la një trashëgimi të pasur muzikore që përfshin dekada angazhimi, dhjetëra këngë që u bënë pjesë e kulturës shqiptare dhe ndikoi në breza të rinj të muzikantëve.

Sipas raportimeve të deritanishme, artisti vdiq nga një sulm në zemër. /Telegrafi/

ShemiFoto: YouTube

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.