KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica

Sot ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica.

Lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit Gagica e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta, Hafiz Gagica.

Emri dhe veprimtaria e tij mbeten të pandashme nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë në Gjermani, në të gjithë mërgatën tonë dhe në Kosovë janë të dëshmitarë të këtij kontributi të rrallë në shërbim të Kosovës në çdo orë dhe çdo ditë të jetës së tij.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Republikën dhe qytetarët e saj brenda dhe jashtë vendit. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të Hafizit”, shkruan Gërvalla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.