KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vdes një turiste finlandeze në Vlorë, u transportua me urgjencë në spital pas një zhytjeje

Vdes një turiste finlandeze në Vlorë, u transportua me urgjencë në spital pas një zhytjeje

Një turiste 30-vjeçare nga Finlanda, e cila u ndje keq gjatë një zhytjeje në zonën e Spitalierës në Vlorë, ka ndërruar jetë pasi mbërriti në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ka pësuar komplikacione gjatë zhytjes dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Turistja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të vetëdijshme dhe po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.