KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vdes në moshën 92-vjeçare gjyshja e motrave Kardashian-Jenner, Mary Jo “MJ” Shannon

Vdes në moshën 92-vjeçare gjyshja e motrave Kardashian-Jenner, Mary Jo “MJ” Shannon

Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e sipërmarrëses dhe yllit televiziv Kris Jenner, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë Kris Jenner përmes një postimi emocional në Instagram, ku i dha lamtumirën nënës së saj në emër të gjithë familjes.

“Ne i thamë lamtumirë mamasë sime të mrekullueshme, MJ. Nuk ekzistojnë fjalë që mund të përshkruajnë sa shumë do të thoshte ajo për mua dhe sa e madhe është dhimbja e largimit të saj”, shkroi Jenner.

Ajo e përshkroi nënën si shtyllën kryesore të familjes, duke theksuar ndikimin e madh që kishte pasur në jetën e saj.

“Mamaja ime ishte mbështetja e familjes sonë. Ajo më mësoi gjithçka që është vërtet e rëndësishme në jetë – të dua pa kushte familjen time, të jem e sjellshme, të jem gjithmonë pranë njerëzve që dua dhe të mos i marr kurrë si të mirëqena momentet që kalojmë së bashku”, u shpreh ajo.

Në vazhdim të dedikimit, Kris Jenner nënvizoi se vlerat që MJ ua kishte përcjellë familjarëve do të mbeten gjithmonë pjesë e trashëgimisë së saj.

“Ajo na mësoi se familja vjen e para. Na tregoi si të duam pa kushte dhe si të gjejmë gëzim në gjërat e vogla. Prej saj mësova si të përballem me sfidat e jetës, të mbetem e fortë dhe të mos e humbas kurrë besimin”, shkroi më tej Jenner.

Mary Jo Shannon ishte një figurë e dashur për publikun falë paraqitjeve të herëpashershme në reality show-t e familjes Kardashian-Jenner, ku fitoi simpatinë e fansave me personalitetin e saj të ngrohtë dhe humorin karakteristik.

Vdekja e saj ka prekur jo vetëm familjen, por edhe miliona ndjekës të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.