KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Ka ndërruar jetë avokati Sheremet Ademi, kryetari i parë dhe një nga themeluesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili përmes një shkrimi prekës ka përkujtuar kontributin e tij jetësor.

Ademi, i cili gjatë luftës kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër, e njihte nga afër peshën e rëndë të mungesës dhe pritjes.

Këtë dhimbje personale ai e shndërroi në një mision për t'u qëndruar pranë familjeve të tjera, duke u bërë një ndër zërat më të fuqishëm e të palodhur në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë pas luftës në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Kushtrim Gara ka theksuar se pavarësisht sfidave shëndetësore në vitet e fundit, vullneti dhe përkushtimi i Sheremet Ademit nuk u shuan kurrë.

Përkushtimi, qëndresa dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë si një udhërrëfyes dhe borxh i pashlyeshëm mirënjohjeje për shoqërinë dhe institucionet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.