KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”, bashkëshorti në gjendje të rëndë

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”, bashkëshorti në gjendje të rëndë

Një grua rreth 69-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në aksidentin e trafikut që ndodhi më herët gjatë ditës sëdiel në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas informacioneve, viktima kishte pësuar politrauma të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Ndërkaq, në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdon të jetë bashkëshorti i saj, i cili po trajtohet në Qendrën Emergjente.

Ai ndodhet në sallën e operacionit, ku po intervenojnë ekipet e kirurgjisë vaskulare, mjekët e Qendrës Emergjente dhe anesteziologët.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.