KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vdes aktori i “Emily in Paris”, Pierre Deny – humb betejën me ALS

Vdes aktori i “Emily in Paris”, Pierre Deny – humb betejën me ALS

Është ndarë nga jeta aktori francez Pierre Deny, i njohur për rolin e tij në serialin e Netflix, “Emily in Paris”. Ai ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, më 26 maj 2026.

Deny ka humbur betejën me sklerozën laterale amiotrofike (ALS), e njohur në Francë edhe si sëmundja e Charcot-it. Raportohet se ai e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen dhe kishte luftuar me të për rreth tre vjet.

Në “Emily in Paris”, Pierre Deny luante personazhin Louis de Léon, drejtor ekzekutiv i gjigantit të modës JVMA, dhe ishte pjesë e sezonit të tretë dhe të katërt të serialit.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri publik vajza e aktorit, Jeanne Deny, përmes një postimi emocional në Instagram, ku shkroi se i ati u shua “në paqe, pa vuajtje”, duke e quajtur atë “mbreti i aktorëve” dhe duke theksuar se familja dhe miqtë ishin pranë tij deri në fund.

Pierre Deny kishte një karrierë mbi 40 vjet në kinemanë dhe televizionin francez, me mbi 100 role në filma dhe seriale. Ndër projektet ku ka spikatur përmenden filmi Life Is a Long Quiet River, si dhe serialet “Une famille formidable” dhe “Plus belle la vie”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.