KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Vdekja është afër”: Brenda fushatës së kërcënimeve të rreme me bomba që tronditën shkollat dhe aeroportet në Evropë

“Vdekja është afër”: Brenda fushatës së kërcënimeve të rreme me bomba që tronditën shkollat dhe aeroportet në Evropë

Mijëra institucione dhe biznese në mbarë Evropën janë përballur me kërcënime të rreme për vendosjen e bombave gjatë muajit të fundit. Fushata ka shkaktuar evakuime të shkollave, anulime dhe devijime të fluturimeve, si dhe ndërprerje të transmetimeve televizive, transmeton klankosova.tv

Ndonëse këto kërcënime janë raportuar gjerësisht, përmasat e fushatës dhe mënyra e organizimit të saj po bëhen të ditura në detaje për herë të parë.

Shumica e cakut të këtyre kërcënimeve ishin shkollat në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Itali. Megjithatë, në këtë fushatë u përfshinë edhe organizata mediatike, kompani ajrore, aeroporte, organizata bamirëse dhe individë privatë.

Kërcënimet kanë detyruar devijimin dhe anulimin e dhjetëra fluturimeve, kanë ndërprerë transmetime televizive dhe kanë bërë që mijëra nxënës të largohen nga shkollat.

Kërcënimet e 19 tetorit prekën edhe shkollat në Skoci. Kompania Mimecast bëri të ditur se të paktën 33 shkolla ishin cak i tyre.

Reuters ka shqyrtuar tetë prej mesazheve kërcënuese, të shkruara në gjuhën angleze, bullgare dhe italiane, duke vërejtur ngjashmëri ndërmjet tyre.

Mesazhet e dërguara më 19 tetor në shkollat e Irlandës së Veriut, Skocisë dhe institucioneve në Bullgari kishin të njëjtën temë: “Vdekja është afër”.

Ndërkaq, në Tajvan, një llogari që i përkiste një ish-studenti të diplomuar dyshohet se ishte keqpërdorur për dërgimin e disa prej këtyre mesazheve. Këtë e bëri të ditur universiteti ku ai kishte studiuar, Universiteti Da-Yeh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.