KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vdekja e gruas në Gjakovë, spitali “Isa Grezda” jep detaje: Pacientja nuk i mbijetoi plagëve

Vdekja e gruas në Gjakovë, spitali “Isa Grezda” jep detaje: Pacientja nuk i mbijetoi plagëve

Një grua ka humbur jetën të shtunën si pasojë e rënies nga Ura e Moglicës në Gjakovë.

Lidhur me këtë rast Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” ka dalë me një njoftim për media ku ka dhënë detaje rreth rastit tragjik.

“Më datë 21.03.2026, rreth orës 20:15, në Shërbimin e Emergjencës në Spital është sjellë nga ekipi i Urgjencës së Mjekësisë Familjare një paciente femër, me shenja jete, në gjendje të rëndë politraume dhe e pavetëdijshme”, ka njoftuar spitali.

Tutje, në njoftim përshkruhen edhe ndërhyrjet emergjente të stafit mjekësor.

“Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente sipas protokolleve në fuqi, përfshirë intubimin endotrakeal dhe fillimin e reanimimit kardiopulmonar (RKP). Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit dhe reanimimit të vazhdueshëm, pacientja nuk ka reaguar ndaj terapisë dhe ka ndërruar jetë në orën 21:20”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë, identifikimi i viktimës është bërë më vonë me ndihmën e policisë.

“Rreth orës 22:00, me asistencën e Policisë së Kosovës, është bërë identifikimi i pacientes”, ka njoftuar spitali.

Në fund, Spitali “Isa Grezda” ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke e cilësuar rastin si tragjik.

Rasti fillimisht ishte trajtuar nga Policia e Kosovës, ndërsa viktima ishte dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.