KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,62 % në raport me vendimin e datës 17.8.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,850 den/kg dhe tani do të jetë 45,576 den/kg.

Nga data 25.8.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 101,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 100,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 45,576 (denarë/kilogram).
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.