KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdon rinovimi i QMF-së në lagjen Lakuriq të Prizrenit

Vazhdon rinovimi i QMF-së në lagjen Lakuriq të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Lakuriq po vazhdojnë me intensitet të lartë, me ndërhyrje në disa pjesë të objektit.

Sipas Komunës, në kuadër të investimit është bërë ndërrimi dhe izolimi i kulmit, ndërsa janë vendosur dyer dhe dritare të reja. Po ashtu, është realizuar izolimi i mureve dhe fasadimi i objektit.

Ndërhyrje janë bërë edhe në sistemin e ngrohjes qendrore, ku janë ndërruar pjesë të makinerisë me synim sigurimin e një funksionimi më stabil.

Aktualisht, punimet po vazhdojnë edhe në përmirësimin e ndriçimit të QMF-së.

Sipas Komunës së Prizrenit, investimi synon krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.