KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdon largimi i kiosqeve vullnetarisht nga qytetarët në Kamenicë

Vazhdon largimi i kiosqeve vullnetarisht nga qytetarët në Kamenicë

Kuvendi i Komunës së Kamenicës me datën 24.03.2025 ka shfuqizuar vendimin e datës 20.05.2002 mbi lejimin e vendosjes së kiosqeve, barakave, garazhave e objekteve të tjera të ngjashme.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ky vendim ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit të pronës publike si dhe keqpërdorimit të pronësisë së kiosqeve.

“Në të njejtën kohë, për shkak të marrëveshjeve mes pronarëve të kiosqeve dhe ‘qiramarrrësve’ të tyre, janë përmbushur obligime financiare ndaj këtyre të parëve dhe jo Komunës së Kamenicës, ashtu edhe siç do të duhej të ndodhte. Si rrjedhojë e vendimit, ka nisur edhe largimi i këtyre objekteve montazh në qytet”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se një element pozitiv i vërejtur përgjatë këtij procesi, ka qenë që menjëherë pas vendimit, qytetarët në mënyrë vullnetare kanë filluar largimin e tyre.

“Afati për largimin e këtyre objekteve nga hapësira publike është deri me 31.03.2026. Në të kundërtën, Komuna e Kamenicës do të vazhdojë me masa të tjera ndaj personave në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.