KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vazhdon largimi i deponive ilegale në fshatin Cërcë të Istogut

Vazhdon largimi i deponive ilegale në fshatin Cërcë të Istogut

KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar se është duke vazhduar largimi i deponive ilegale në fshatin Cërcë të Istogut.

Sipas njoftimit, ky aksion po realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me KRU “Drini i Bardhë”, i cili synon përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët.

Ekipet janë në terren duke punuar me përkushtim dhe pa ndërprerje, për realizimin e këtij aksioni dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Njëkohësisht, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të shmangin krijimin e deponive ilegale. Ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe vetëm me bashkëpunimin e secilit mund të kemi një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.