Pavarësisht investimeve të mëdha, Golden Eagle Ylli vazhdon të dhurojë paraqitje zhgënjyese.
Të premten mbrëma në palestrën “Mizair Isma”, Ylli u mposht nga vendasit e KB Rahoveci me rezultat 75:69.
Rahoveci ishte vazhdimisht në epërsi të ngushtë gjatë gjithë takimit. Ylli tentoi në fund ta përmbysë rezultatin, por në superformë ishte Kentrell Pullian që shpërtheu me 29 pikë për Rahovecin.
Te skuadra nga Suhareka u dallua Scott Bamforth me 28 pikë.
Rahoveci, pavarësisht fitores, mbetet i fundit me 28 pikë, një më pak se KB Vëllaznimi në vendin e shtatë. Ndërkohë, Ylli renditet i pesti me 29 pikë./Telegrafi