KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdon aksioni për pastrimin e Prishtinës, ekipet në terren edhe gjatë natës

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka bërë të ditur se ekipet komunale kanë vazhduar punën edhe gjatë natës, duke qenë vazhdimisht të angazhuara në terren për largimin e mbeturinave vëllimore.

Sipas tij, punëtorët kanë qenë të angazhuar me intensitet të lartë në terren, duke kryer detyrat e tyre pa ndërprerje.

Retkoceri ka shprehur mirënjohje për punëtorët, duke theksuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e shërbimeve publike në kryeqytet.

Ai ditë më parë njoftoi se ka nisur aksioni për largimin e mbeturinave vëllimore në Prishtinë, të cilat sipas tij prej kohësh e kanë rënduar pamjen e qytetit.

Ky aksion pritet të vazhdojë pa ndërprerje deri në pastrimin e plotë të pikave me mbeturina vëllimore dhe përmirësimin e pamjes urbane të Prishtinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.