Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e infrastrukturës për varrezat e reja të qytetit.
Bulliqi ka bërë të ditur se Komuna e Podujevës ka shpronësuar 10 hektarë tokë, ndërsa më pas ka nisur realizimin e projektit për krijimin e hapësirave të reja për varrezat e qytetit.
Sipas tij, këtij projekti i është kushtuar vazhdimisht vëmendje e veçantë, pasi konsiderohet një nga nevojat e rëndësishme të qytetit dhe qytetarëve.
Me përfundimin e projektit, Podujeva pritet të ketë hapësira të reja, të rregulluara dhe me infrastrukturë të përshtatshme për varrezat e qytetit.
Bulliqi ka thënë se realizimi i këtij projekti do të zgjidhë një problem të kahershëm për qytetarët e Podujevës. /Telegrafi/