Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamje nga punimet në objektin e ri shkollor, duke bërë të ditur se shkolla do të ofrojë kushte më moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Sipas Bulliqit, objekti i ri do të përfshijë sallë të re të sporteve, kabinete moderne dhe infrastrukturë bashkëkohore.
Me përfundimin e punimeve, shkolla ekonomike “Isa Boletini” synon të krijojë ambiente më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteteve sportive. /Telegrafi/