Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në projektin e ndërtimit të rrugës unazore në Junik, i cili financohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës dhe ka vlerë mbi 437 mijë euro.
Sipas Bashës, projekti po realizohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Junikut.
Punimet përfshijnë gërmimet, punët e betonit, ndërtimin e kanaleve dhe vendosjen e gypave, asfaltimin, ndërtimin e ujëmbledhësve, vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, si dhe instalimet elektrike dhe ndriçimin sipas standardeve evropiane.
Basha ka theksuar se investimet në infrastrukturë dhe zhvillimi i komunave mbeten pjesë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. /Telegrafi/

