KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vazhdojnë hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Vazhdojnë hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit në Suharekë po vazhdojnë edhe gjatë vitit 2026, me fokus në hapësirën e bazilikës paleokristiane dhe zonat përreth saj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, e cila ka vizituar lokalitetin arkeologjik për të parë nga afër punimet që po zhvillohen.

Kalaja e Kastërcit konsiderohet një nga lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, me gjurmë banimi që datojnë që nga periudha eneolitike dhe dëshmi të zhvillimit të lokalitetit deri në periudhën mesjetare.

Ndër zbulimet më të rëndësishme në këtë lokalitet është bazilika paleokristiane e fillimit të shekullit VI, së bashku me pagëzimoren, muret rrethuese dhe varret mesjetare të zbuluara në hapësirën e saj.

Gjatë vizitës, Arapi-Krasniqi ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës për hulumtimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike.

“Investimi në trashëgiminë arkeologjike është investim në historinë dhe kujtesën tonë. Vazhdojmë me punë për t’i mbrojtur këto dëshmi të së kaluarës dhe për t’ua përcjellë brezave që vijnë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.