KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdojnë diskutimet për presidentin, Kurti nesër takon Abdixhikun

Vazhdojnë diskutimet për presidentin, Kurti nesër takon Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri të ditur se të hënën (nesër) do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend.

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare.

Dje, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit. Po kështu të hënën ka për të takuar Albin Kurti edhe Lumir Abdixhikun.

Hamza pas takimit të mbrëmshëm me Kurtin, tha se se i ka propozuar kreut të LVV-së, ofertën që kandidati për president të propozohet nga PDK. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.