Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra do të kërkojë përmbysjen e rezultatit ndaj Austrisë, në ndeshjen e kthimit të play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2027.
“Dardanet” udhëtojnë drejt Vjenës pas humbjes 1:2 në ndeshjen e parë, të zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë, por ende kanë mundësi ta përmbysin rezultatin dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt Botërorit.
Para kësaj përballjeje, është publikuar formacioni me të cilin Kosova do të zbresë në fushë për ndeshjen vendimtare ndaj austriakeve.
Takimi do të zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:00.
Burimi: klankosova.tv ↗

