Ky është momenti kur një varkë policie në Londër përplaset me urën e Ëestminsterit, duke i dërguar oficerët të fluturojnë në lumin Thames, ndërsa pesë prej tyre janë ‘të lënduar rëndë’.
Që atëherë kanë dalë pamje të reja të varkës së zezë të fryrë që udhëton me shpejtësi përpara se të godasë shtyllën e urës së Westminsterit, transmeton Telegrafi.
Valët u ngritën në ajër ndërsa oficerët u hodhën në ujë, me kokat e tyre që shiheshin duke u lëkundur mbi ujë ndërsa varka largohej prej tyre.
Katër oficerë policie u lënduan rëndë pasi varka patrulluese u përplas në urë dje pasdite. Lëndimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.
Pasi u trajtuan nga paramedikët në vendngjarje, ata u dërguan me urgjencë në spital. Një oficer i pestë policie u trajtua gjithashtu në spital, por më vonë u lirua.
Anija patrulluese po përgjigjej ndaj raportimeve për një person në ujë më tej në lumë, tha policia metropolitane. /Telegrafi/
