Personazhi i njohur, Vali Corleone duket se i ka dhënë fund beqarisë, raportojnë mediat në Kosovë.
Ai ka ndarë disa imazhe ku shihet teksa kurorëzohet në komunën e Gjilanit.
Vajza me të cilën ka zgjedhur t’i japë fund beqarisë është Anita, vajza e cila e plagosi me armë zjarri rreth një vit më parë.
Në atë kohë, Vali tha se ishte ai i cili i kishte kërkuar Anitës ta qëllonte. Ai tha se po luante një lojë, ku ai që humbiste do qëllohej me plumb në këmbë.
Vali ka kaluar së fundmi një periudhë të vështirë, sa në burg dhe në psikiatri. Por duket se së fundmi gjithçka po ecën mirë për të.