Valencia ka rinovuar kontratën me talentin 19-vjeçar David Otorbi deri në qershor të vitit 2031, duke rritur klauzolën e largimit në 60 milionë euro.
Sipas raportimeve, Liverpooli ishte i gatshëm të paguante 30 milionë euro për anësorin, por Valencia reagoi shpejt për ta blinduar lojtarin.
Otorbi këtë sezon ka fituar më shumë hapësirë në ekipin e parë, duke luajtur në tetë nga nëntë ndeshjet e para të kampionatit.
Burimi: klankosova.tv ↗

