Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë rritje graduale e temperaturave.
IHK u ka bërë apel qytetarëve për kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar.
“Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–29 qershor 2026, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës.
Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht nivelin 1.
Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, qëndroni të hidratuar dhe ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së”, thuhet në postimin e IHK-së. /Telegrafi/
