KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit: Zotohem se do të punojë me nder e përkushtim

Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit: Zotohem se do të punojë me nder e përkushtim

Valbon Limani mori mandatin si kryetar i komunës së Gostivarit ku edhe premtoi se do të punojë me nder e përkushtim për të gjithë qytetarët. Limani tha se edhe slloganin e kishin “Me Gostivarin në zemër” që siç tha, në zemër janë fëmijët që mbushin shkollat e rinia që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Ai tutje tha se, secila punë do të bëhet me Gostivarin në zemër.

“Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder, përkushtim e frymëzim për secilin nga ju, e padyshim se do të punojë me Gostivarin në zemër”, tha Limani.

Ai fitoi në zgjedhjet e përsëritura në Komunën e Gostivarit më 11 janar, ndërsa si kundërkandidat kishte Nevzat Bejtën, i cili u përkrah nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.