KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

“Vajzë e çmendur”, Kylie Jenner habit fansat me pamjen gjatë trajtimit të fytyrës

“Vajzë e çmendur”, Kylie Jenner habit fansat me pamjen gjatë trajtimit të fytyrës

Kylie Jenner ka zbuluar një nga sekretet e rutinës së saj të bukurisë, duke ndarë me ndjekësit një pamje aspak glamuroze gjatë një trajtimi estetik.

29-vjeçarja publikoi në InstaStory një fotografi nga një telefonatë në FaceTime me motrën e saj, Kendall Jenner, ku shfaqej me fytyrën të mbuluar me krem mpirës dhe qese plastike, para se t’i nënshtrohej mikrogjilpërimit.

“Vajzë e çmendur”, shkroi Kylie me humor pranë imazhit të saj, ndërsa Kendall e cilësoi “një bukuroshe”.

Më pas, ylli i “Kardashians” publikoi edhe një video pa grim, duke treguar nga afër lëkurën e saj dhe duke shkruar: “Lëkura ime po shërohet kaq mirë”.

Mikrogjilpërimi është një trajtim kozmetik që përdor gjilpëra shumë të holla për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës, përfshirë teksturën, shenjat e akneve dhe rrudhat.

Kjo nuk është hera e parë që Jenner tregon hapur detaje rreth ndërhyrjeve dhe trajtimeve estetike.

Në vitin 2025, ajo konfirmoi se kishte bërë zmadhim të gjoksit, ndërsa së fundmi ka deklaruar se do ta dëshironte edhe më të madh. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.