KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vajza nga Drenasi i bashkohet Gardës Kombëtare të Luizianës

Vajza nga Drenasi i bashkohet Gardës Kombëtare të Luizianës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë historinë e Ronës Malës, vajzës me prejardhje nga Drenasi, e cila i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës në SHBA.

Pas 12 javësh përgatitje intensive, Mala ka përfunduar me sukses trajnimin bazë ushtarak në Fort Sill, Oklahoma, ndërsa aktualisht po vijon trajnimin e avancuar në Fort Leonard Wood, Missouri.

Maqedonci ka thënë se suksesi i Ronës është krenari për familjen e saj, Drenasin, diasporën dhe Kosovën.

“Vajzat tona, kudo që jetojnë, po ecin me vendosmëri përpara dhe po përfaqësojnë me dinjitet prejardhjen e tyre”, ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.