Paris Jackson, vajza e ikonës së muzikës Michael Jackson, festoi në Los Angeles lançimin e albumit të saj të dytë, “Happiest Day of My Life”, në një event të mbushur me familjarë dhe emra të njohur të showbiz-it.
28-vjeçarja u shoqërua nga vëllai i saj Prince Jackson dhe tezja LaToya Jackson, ndërsa në festë morën pjesë edhe Paris Hilton, Nicky Hilton, Willow Smith dhe Evan Ross.
Paris u shfaq me një fustan krem me dantella dhe çizme kaki, duke zgjedhur një stil të frymëzuar nga moda boheme, shkruan DailyMail.
Gjatë mbrëmjes, ajo u fotografua duke përqafuar Willow Smith dhe duke pozuar me të ftuarit. Ndërkohë, LaToya tërhoqi vëmendjen me një kostum të artë metalik.
“Happiest Day of My Life” është albumi i dytë i Paris Jackson, pas “Wilted”, të publikuar në vitin 2020.
Me projektin e ri, ajo synon të eksplorojë një tingull më të ashpër dhe eksperimental, duke vijuar të ndërtojë identitetin e saj si artiste. /Telegrafi/
