KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë nga pasuria e babait për vete dhe vëllezërit

Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë nga pasuria e babait për vete dhe vëllezërit

Paris Jackson ka paditur ekzekutorin e pasurisë së babait të saj Michael Jackson, duke kërkuar transferimin e 600 milionë dollarëve në një fond besimi për të dhe dy vëllezërit e saj.

Sipas Daily Mail, padia u depozitua më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, transmeton Klankosova.tv

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, vajza e Mbretit të Popit pretendon se përmbaruesi John Branca nuk ka vendosur asnjë para në “Michael Jackson Family Trust”, fondin që Michael Jackson kishte kërkuar në testamentin e tij para vdekjes në vitin 2009.

“Më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, fondi familjar i Michael Jackson mbetet i pafinancuar”, thuhet në padi nga ekipi ligjor i Paris.

Avokatët e Paris Jackson akuzojnë Branca-n se vazhdon ta mbajë secilin përfitues të detyruar ndaj tij me një kontroll të hekurt mbi kur dhe nëse paratë u shpërndahen atyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.